Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Policia jep detaje për plagosjen e para dy ditëve në Pejë

Një person është plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë të zjarrit.

Policia ka njoftuar se dy net më parë në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë, rreth orës 22:30, është raportuar se sipas disa të shtënave me armë një person është plagosur dhe ishte dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve gjendja e personit është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kishin takuar dhe  viktimën tjetër mashkull kosovar  i cili kishte njoftuar se një predhë  e fishekut e kishte goditur veturën e tij.

Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar apo arrestuar.