Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Fushë Kosovë

Dy burra nga Fushë Kosova kanë marr trajtim mjekësor në QKUK pasi ishin plagosur nga arma e zjarrit  gjatë ditës së djeshme.

Policia në raport bënë të ditur se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

Derisa, janë arrestuar dy të dyshuar dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Pejës rreth orës 16:00.

KALLXO.com ka raportuar dje për rastin.

Dy të plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë