
Punimet në Ferizaj, Foto: KALLXO.com
Policia jep detaje për personin që vdiq në vendin e punës në Ferizaj
11.12.2020 - 10:32
Një person nga Ferizaj dje dyshohet se ka vdekur në vendin e tij të punës, pasi ai dyshohet se është lënduar në kokë nga një mjet.
Policia ka theksuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor pas arritjes në Spitalin e Ferizajt.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit është arrestuar një person dhe është në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar dhe ka ndodhur në ora 14:03.