Policia jep detaje për përleshjen brenda Ministrisë së Tregtisë

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një përleshje fizike e cila ka ndodhur në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Policia në raporti 24 orësh ka njoftuar se rasti është hapur si sulm ndaj personit zyrtar.

“Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmë zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti-Haziraj ka thënë dje për KALLXO.com se përleshja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

“Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Palët e përfshira në rast, aktualisht ndodhen në stacion policor, ku po kryhen procedurat e nevojshme policore. Policia po interviston palët e përfshira në këtë përleshje në MTI”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti gjatë ditës së djeshme