Policia jep detaje për operacionin e mbrëmshëm kundër prostitucionit në Mitrovicë

Mbrëmjen e kaluar, disa lokale kanë qenë cak i bastisjeve të policisë, nën dyshimin se në ato lokale po mundësohej prostitucioni dhe po trafikoheshin qeniet njerëzore.

Policia ka njoftuar se janë mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete të ndryshme dhe armë të ftohta si dhe janë identifikua disa shtetase të huaja që punonin pa leje pune.

KALLXO.com ka kontaktuar me policinë për aksionin e mbrëmshëm të cilët kanë thënë se operacioni është kryer me sukses dhe është zhvilluar në bashkëpunim me ATK-në dhe MTI-në.

“Policia e Kosovës, me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, Inspektoreve te punës, zyrtarëve te ATK-se dhe Inspektoreve të MTI-se, si dhe njësive tjera te profilizuara ne kuadër te PK-se, ne intervale te ndryshme kohore ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme”, ka thënë për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tutje shtoi se plani i koduar “Tetori 2019”, është realizuar në nivel vendi dhe po vlerësohet si operacion i suksesshëm.

“Plani Operativ ,, Tetori-  2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vlerësohet si operacion i suksesshëm bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete te ndryshme arme te ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune”, tha tutje Kelani.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar raportoi se në Mitrovicë po zhvillohej një aksion ku cak ishin disa lokale ku dyshohej se bëhej mundësimi i prostitucionit.

Specialët nisin bastisje në Mitrovicë

.