Ilustrim

Policia jep detaje për ngordhjen e ariut pas aksidentit në autostradë

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti, i cili ka ndodhur para dy ditësh në mes të një veture dhe një ariu në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Përveç personave të lënduar në këtë aksident ariu ka ngordhur si pasojë e goditjeve të marra nga vetura me targa të Shqipërisë.

Policia në Prizren nuk ka informacione nëse ky ari është i njëjti për të cilin raportohej se po shkaktonte probleme në Rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi tha për KALLXO.com se policia nuk ka informacione nëse ky ari është ai i njëjti për të cilin ishte raportuar më herët se po shkaktonte probleme.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 3 e 40 të mëngjesit ku një veturë është aksidentuar me një ari, ne nuk kemi informacione nëse ai ari është ariu problematik. Aksidenti ka ndodhur shumë larg vendit ku gjendej ky ariu që shkaktonte probleme. Ariu ka qenë në rajonin e Zhupës ndërsa aksidenti ka ndodhur në autostradë. Me rastin janë marrë njësia e autostradës që kontrollohet nga Qendra dhe ne nuk e kemi këtë informacion për shkak se nuk e kemi parë asnjëherë edhe atë ariun në Zhupë”, ka deklaruar Gashi.

Ariu aksidentohet në autostradën “Ibrahim Rugova”