Ilustrim

Policia jep detaje për ndalimin e Shemit të Ilirëve në festivalin 'Sunny Hill'

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ndalimin e këngëtarit Shemsi Krasniqit i njohur si Shemi i Ilirëve gjatë zhvillimit të festivalit ‘Sunny Hill’ që po mbahet në parkun e Gërmisë.

Sipas Policisë, pa autorizim kishte hipur në binë.

“Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Shemsi Krasniqi ka reaguar mbrëmë përmes një statusi në Facebook për ‘prangosjen’ e tij.

Ai mes tjerash shkruar se ka tentuar që ta këndojë një këngë për Adem Jasharin.