Policia jep detaje për lëndimin e tetë policëve në Grabovc të Zveçanit

Mbrëmë, më 13.12.2024 në fshatin Grabovc të Zveçanit, tetë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë lënduar kur automjeti i blinduar në të cilin gjendeshin ka dalë nga rruga.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detajet e fundit për rastin.

“Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7)  pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor” – thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.