Policia jep detaje për kërcënimin e rremë me bombë në festivalin e Ramë Lahajt në Prishtinë

Policia e Kosovës mbrëmë ka pranuar një informatë të kërcënimit me bombë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, i cilai ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Në ketë objekt ka qenë duke u mbajtur një koncert në kuadër të festivalit të Ramë Lahajt, i cili është ndërprerë për disa minuta.

Policia ka njoftuar se pas kontrollimit të lokacionit nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.

Sipas PK-së në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore përfshirë njësiti K9, njësiti për deminim, njësiti antiterror.

“Pas pranimit të një informate ‘’kërcënim me bombë’ në lokacionin e lartcekur, njësitë relevante policore  përfshirë njësiti K9, njësiti  për deminim, njësiti  antiterror kanë dalur në vendngjarje ku është bërë kontrollimi i lokacionit por nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje thuhet se lidhur me informatën është inciuar rasti i cili vazhdon në procedurat hetimore.

Koncerti i organizuar në kuadër të festivalit të Ramë Lahajt është ndërprerë mbrëmë për diku 10-12 minuta.

Organizatorët e koncertit kanë thënë dje për KALLXO.com se kanë dalë jashtë nga salla e koncertit dhe më pas kanë hyrë prapë brenda.

“Koncerti ka vazhduar. Jemi momentalisht brenda në sallë. Ka qenë një pauzë rreth 10- 12 minuta, kemi dalë jashtë dhe kemi hy prapë brenda. Qysh unë dëgjova ka qenë alarm i rrejshëm, Policia kanë qenë këtu”, kanë thënë për KALLXO.com.

Alarm i rremë për bombë, vazhdon festivali i Ramë Lahajt