Komuna e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për kërcënimin e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kërcënimin e drejtorit të Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar për këtë rast.

Kurse, sipas raportit policor, dy vëllezër kanë raportuar në Polici së janë kanosur me fjalë nga një person dje rreth orës 16:10.

PK ka theksuar se njëri nga viktimat është drejtor i Inspeksionit komunal në Mitrovicë.

“Kanosja dyshohet se ka ardhur për shkak të një vendimi të komunës për lirimin e hapësirave publike”, ka njoftuar Policia.

Tutje thuhet se nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.