Policia jep detaje për katër aksidentet në magjistralen Prishtinë - Pejë, apelon për kujdes të shtuar

Policia e  Kosovës ka dhënë detaje për aksidentet që kanë ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Si pasojë e tyre, qytetarët kanë rapotuar për kolona të gjata në këtë relacion rrugor.

Sipas Policisë, në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në fshatin Koreticë. Sipas Policisë nga ky aksident nuk është lënduar asnjë person.

Policia gjithashtu ka treguar se në afërsi të këtij lokacioni, pra në rrugën Prishtinë- Pejë kanë ndodhur edhe tri aksidente të tjera ku në njërin aksident katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka deklaruar se deri te aksidentet janë shaktuar për shkak të motit me shi.

“Sipas raportimeve nga kjo zone ka pasur reshje te vazhdueshme te shiut dhe qarkullimi ka pasur veshtiresi per shkak te aksidenteve qe jane shkaktuar. Policia e Kosovës me njesitet e saj ne trafik, respektivisht ato per kontroll në autostradë po merret me trajtimin e rasteve te raportuara dhe menaxhimin e rrjedhes se trafikut”, thuhet në deklaratën e Policisë në të cilën kanë apeluar për kujdes në vozitje.

KALLXO.com raportoi sot për këto aksidente.

Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë – Foto: KALLXO.com
Kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë – Foto: KALLXO.com