Policia jep detaje për kanosjen ndaj deputetes Ganimete Musliu

Gjatë ditës së sotme, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se pas seancës parlamentare për 100 ditëshin e qeverisë, ka marrë shumë kërcënime.

Ajo theksoi se rastin e ka dërguar edhe në Polici.

Në raportin e Policisë lidhur me këtë rast thuhet se, pas hetimeve të zhvilluara kanë identifikuar të dyshuarin, mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën kosovare.

Sipas policisë, i dyshuari pasi është paraqitur në zyrat e hetimeve është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këto kërcënime, gjatë ditës përmes një komunikate ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

 

Ganimete Musliu thotë se është kërcënuar dhe se një person është arrestuar