Foto: Ilustrim

Policia jep detaje për incidentin me armë zjarri në 'Rrugën B'

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmë në rrugën B, që pati gjuajtje me armë.

Sipas policisë, e gjithë ngjarja ka filluar pas një mosmarrëveshje në trafik derisa një person ka qenë duke lëvizur me veturën e tij dhe një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë dhe i ka shkaktuar lëndime në fytyrë.

Policia thotë se kanë qenë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes.

Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit të dyshuar.

KALLXO.com mbrëmë raportoi për këtë incident. “Rruga B” gjatë incidentit ishte bllokuar për automjete ndërsa ishte rrethuar me shirita të Policisë për të marrë provat dhe dëshmitë e nevojshme.

FOTO: Gjuajtje me armë në “Rrugën B”, Policia në vendin e ngjarjes

.