Policia jep detaje për grabitjen me armë në Prishtinë
18.12.2019 - 22:26
Një grabitje me armë ka ndodhur sonte në një lokal në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KALLXO.com se ata kanë pranuar informatën për grabitje sonte rreth orës 21:30.
Hoxha ka shtuar se Policia me njësitë e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
KALLXO.com raportoi për këtë grabitje të armatosur që ka ndodhur sonte.
www.kallxo.com