Policia jep detaje për gjuajtjet me armë në “Rrugën B”

Të shtëna me armë është raportuar të ketë pasur rreth orës 21:00 në “Rrugën B” në Prishtinë.

Policia e Kosovës pas marrjes së informacioneve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishitnës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se informatat e para flasin për dyshimet se disa persona nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veturë tjetër.

Të njëjtit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Borovci ka konfirmuar se në rast nuk ka pasur persona të lënduar.

“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Borovci për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi për gjuajtje me armë në Prishtinë.