Policia jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

Një veturë para disa minutash është kapluar nga flakët në afërsi të Mensës së Studentëve.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj ka konfirmuar për KALLXO.com se në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 17:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Eqrem Çabej ne Prishtinë, ku është djegur një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, tha Ahmeti- Haziraj.

KALLXO.com raportoi në lidhje me djegien e veturës.

Vetura e cila ishte duke qëndruar në semaforët përballë Menzës së Studentëve, ishte kapluar nga zjarri. Ekipet policore dhe të zjarrëfikësve arritën që të lokalizonin veturën dhe të bëjnë shuarjen e zjarrit.

Digjet një veturë te Qendra e Studentëve (FOTO)