Ilustrim

Policia jep detaje për djegien e veturave në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre vetura janë djegur mëngjesin e së shtunës në Leposaviq, në dy raste të ndara.

Sipas Policisë, në rastin e parë rreth orës 03:40 të mëngjesit, në afërsi të qerdhes së fëmijëve në Leposaviq i është vënë zjarri një vetura me targa të Kosovës. Më pas është përfshirë nga zjarri edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit, që ishte aty afër.

Rasti tjetër ka ndodhur në afërsi të qendrës sportive po ashtu në Leposaviq, ku është djegur një veturë me targa të Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.