Policia jep detaje për demolimin e veturave të mediave në Zveçan dhe Leposaviq

Gjatë ditës së djeshme, disa vetura të mediave janë dëmtuar, djegur e demoluar gjatë raportimit nga protestat dhe tensionet e shkaktuara në veri.

Disa nga këto raste janë raportuar edhe në Polici.

Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në grua ka raportuar se deri sa ajo ka qenë duke filmuar protestën në Zveçan, kur është kthyer te automjeti kanë vërejtur se automjetit të tyre u është hequr targa dhe se në të janë shkuar katër ‘S’ me sprej.

Po, ashtu ajo ka raportuar se edhe në parafango është hedhur ngjyrë.

Policia ka njoftuar se edhe në Leposaviq është raportuar për dëmtim të të automjeteve të mediave.

“Ankuesit kosovarë kanë raportuar se në automjetet e mediave kanë gjetur të shkruar simbole nacionale serbe katër S, goma të dëmtuara si dhe ngjyrë të kuqe”- është thënë në raport të Policisë.

Sipas forcave të rendit kjo ngjarje në Leposaviq ka ndodhur rreth orës 14 dhe rasti është duke u hetuar.

Ndaj demolimit të automjeteve të mediave ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) .

AGK ka shprehur shqetësim me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u ka thirrje të gjithë punonjësve të mediave që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Njëherësh, AGK u ka bërë thirrje organeve kompetente që ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna, si dhe ka apeluar te organet kompetente që t’i hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj mediave që kanë ndodhur.

Zhvillimet e fundit në veri