Policia jep detaje për autobusin që u dogj sot në Prishtinë

Një autobus është përfshirë nga flaka sot në Prishtinë.

Lidhur me ngjarjen është raportuar se nuk ka të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me ngjarjen.

Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar disa video ku shihej autobusi në flakë dhe se si zona ishte mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi.

VIDEO: Digjet një autobus në Prishtinë