Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Policia jep detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt, i cili ka ndodhur disa orë më herët.

Sipas njoftimit të Policisë, Molliqaj është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë protestës së datës 29.01.2022.

“Ndërkohë që policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Arrestohet Dardan Molliqaj