Policia jep detaje për alarmin për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë - VIDEO

Policia e Kosovës përsëri ka rrethuar Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pas raportimit anonim për mjet shpërthyes.

Sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, Stacioni i Autobusëve është rrethuar nga forca të shumta të policisë së Kosovës.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, thuhet në konfirmimin e Policisë për KALLXO.com.