Policia jep detaje për aksionin kundër fajdesë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë sot më 02.10.2024 ka realizuar një operacion kundër fajdesë dhe detyrimit.

Sipas njoftimit, operacioni është realizuar pas një urdhër-kontrolli të lëshuar nga gjykata.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

“Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme. Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Arrestime për fajde në Prizren – FOTO