Ilustrim - Paratë e konfiskuara nga Policia

Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan dy persona dhe mijëra euro të falsifikuara u sekuestruan

Në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës janë arrestuar në flagrancë dy persona për falsifikim të parave.

Në raportin e policisë thuhet se, të dyshuarit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që të takoheshin me qëllim të shkëmbimit të kartëmonedhave të falsifikuara me kartëmonedha origjinale.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin arritur pëlqimin që të shkëmbejnë vlerën prej njëqind e njëzet mijë (120,000.00) € kartëmonedha të falsifikuara dhe në kundër-vlerë të merrnin shumën prej tridhjetë e një mijë (31,000.00) € origjinale.

Tutje në raport theksohet se, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: 120,000.00 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara (240×500) € kartëmonedha, një veturë e tipit golf IV dhe tre telefona, po ashtu janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarëve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.