Foto: KALLXO.com
Policia jep detaje për aksionin gjatë të cilit u sekuestrua një ton drogë në Pejë
Në aksionin e 27.09.2024, Policia e Kosovës ka sekuestruar një ton drogë, vlera e së cilës sipas Prokurorisë së Pejës është 5 milionë euro.
Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një person i dyshuar, i cili është shtetas i Shqipërisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin që është zhvilluar në mëngjesin e datës 27.09.2024 kanë gjetur të mbjella 2850 bimë të llojit kanabis-sativa, të cilat janë shkurtuar prej tyre.
Po ashtu, janë sekuestruar 2530 euro para të gatshme, gjashtë telefona mobilë, 133.95 kg substancë narkotike marihuanë.
Përveç kësaj, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se është gjetur po ashtu një sasi e madhe e drogës të papërpunuar dhe të papërpunuar e cila sipas tyre pritet të peshohet në ditët e ardhshme.
“Pasi që kalon peshën e një toni, me vlerë rreth pesë milionë” – theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës të datës 28.09.2024.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.