Policia jep detaje për aksionin e sotëm në Mitrovicën e Veriut - FOTO

Policia në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar një aksion për tre persona të dyshuar për rastin e ndodhur më datë 20 shkurt ku dyshohej për veprat ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ‘armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës’.

Hetuesit e policisë kishin marr informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione në Mitrovicën e Veriut.

Pas identifikimit të këtyre lokacioneve dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për kontroll në këto lokacione, në koordinim më drejtorinë e policisë në Mitrovicë të Veriut janë kontrolluar këto lokacione dhe nuk është hasur në personat që po kërkoheshin.

Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta.

Sipas Policisë, të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Kurse, në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person.

Në konsultim me prokurorin, rastet: “Armëmbajtje pa leje” dhe ,”Posedim i substancave narkotike” do  hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive Policisë në Mitrovicë të Veriut, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast.

Aksion i Policisë në Mitrovicën veriore