Policia jep detaje për aksidentin zinxhiror afër Mensës së Studentëve

Tre vetura sipas policisë janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në afërsi të Menses së Studentëve.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti.

Sipas Mehmetit, nuk ka ndonjë person të lënduar nga i njëjti aksident.

“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni afër mënzës sē studenteve rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave, në aksident nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale. Njesitë policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi për aksidentin zingjiror në kryeqytet.