Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Bogë të Rugovës, ku vdiq një i ri

Një person ka mbetur i vdekur dje pasdite pas një aksidenti me kamion, në Bogë të Rugovës.

Policia ka bërë të ditur se derisa drejtuesi i kamionit ishte duke vozitur, ka goditur me pjesën e pasme të kamionit viktimën.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një kamion godet për vdekje një person në Rugovë