Foto: Kallxo.com

Policia jep detaje për aksidentin te Qendra e Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Qendrës së Studentëve, ku një veturë ka përfunduar e rrokullisur.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë në rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti e cila ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 11:00, ka ndodhur aksidenti, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Njësiti I trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.co.

KALLXO.com ka siguruar video dhe fotografi ku shihen veturat e aksidentuara dhe vetura e tipit “Renault”, e cila është rrokullisur.