Policia jep detaje për aksidentin te Mensa e Studentëve

KALLXO.com pak para pak minutave raportoi për një aksident trafiku i cili ka ndodhi në afërsi të Mensës së Studentëve.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar rastin për KALLXO.com ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 12:00 në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.