Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku një grua u godit nga vetura

Një grua është goditur nga një veturë sot në Vushtrri.

Si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.

Tutje ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në Vushtrri.

Sipas Zahitit aksidenti ka ndodhur në mes një automjeti dhe këmbësores.

KALLXO.com ka raportuar më herët lidhur me rastin.