Policia jep detaje për aksidentin në Vragoli

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në Vragoli, përkatësish në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas zyrtarit policor, në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:35 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Aksidenti është me dëme materiale, nuk ka persona të lënduar” – ka deklaruar Krasniqi.

(FOTO) Aksident trafiku në Vragoli të Fushë Kosovës