Policia jep detaje për aksidentin në udhëkryqin afër Mensës së Studentëve

Në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej”, dje rreth orës 03:42 të mëngjesit, tri makina janë përfshirë në aksident trafiku.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se dyshohet që deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policor.

Tutje, policia potencon se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar njëri shofer i automjetit civil, një pasagjer dhe dy zyrtarët policorë.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për tretman mjekësor.

Kurse, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aksident në Prishtinë (FOTO)