Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

KALLXO.com para pak orëve raportoj për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Mitrovicë- Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar aksidentin për KALLXO.com duke treguar se një person ka pësuar lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën magjistrale  Mitrovicë- Prishtinë, saktësisht në fshatit Kçiq. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.