Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në segmentin afër Liqenit të Badovcit.

Lidhur me aksidentin Policia ka thënë se është informuar rreth orës 18:40.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, ka treguar se në aksident është e përfshirë një veturë.

“Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, ka thënë zëdhënësja për KALLXO.com.