Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë - Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhë një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet.

Sipas përgjigjes së zëdhënëses së PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ajo.

KALLXO.com ka raportuar sot për këtë aksident.

Aksident në Badovc – FOTO