Foto: Zjarrfikësit e Gjakovës

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren, 4 të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, më 21.01.2025, në rrugën Gjakovë-Prizren.

Policia rastin po e trajton si vetaksident.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se rasti ka ndodhur në zonën e njohur si “fshati slloven” në rrugën Gjakovë- Prizren rreth orës 8:35.

Sipas Elezajt dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin.

“Rreth orës 08:35, në zonën e njohur si “fshati Slloven” në rrugën Gjakovë-Prizren, shoferi i një veture ka humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Përveç dëmeve materiale, është raportuar edhe për katër persona të lënduar. Rasti do të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”- tha Elezaj.