Policia jep detaje për aksidentin në Prizren

KALLXO.com para pak minutave raportoi për një aksident trafiku në rrugën Prizren Dragash.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:40.

“Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën Zhur- Dragash, në të cilin janë përfshirë dy automjete. Aksidenti është vetëm me dëme materiale, asnjë person nuk ka pësuar lëndime”, ka thënë Osmanollaj.

Ai tutje ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe po merret me rastin.

Aksident: Veturës i mbesin rrotët lartë në Dragash(FOTO)