Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë
28.6.2022 - 23:17
Dy vajza janë goditur nga një veturë përderisa po kalonin rrugën në vendin për këmbësorë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci.
Borovci ka bërë të ditur se të njëjtave u është ofruar trajtim mjekësor.
Prishtinë, dy këmbësore goditen nga një veturë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes