Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Mitrovicë.

Dy persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor për shkak të aksidentit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po aksidenti është në rrugën e Ulqinit, dy vetura janë të përfshira në aksident. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi pak më parë në lidhje me aksidentin.