Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Dy vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në zonën e fshatit Vragoli të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, për KALLXO.com ka thënë se në aksident nuk ka pasur të lënduar.

“Pas orës 14:00, në rr. Pejë- Prishtine, mbi urën në Henc, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në lokacon dhe kanë konstatuar se të përfshira janë dy automjete dhe kryesisht janë raportuar dëme materiale por pa raportime për lëndime serioze në njerëz”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat e nevojshme në vendngjarje për procedim të mëtejmë ligjor.