Policia jep detaje për aksidentin në autostradë ku vdiq një person

Një aksident trafiku me fatalitet është regjistruar dje në autostradën “Arben Xhaferi”.

Një person sa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollen dhe ka goditur mbrojtëset anësore të rrugës e ka dal jashtë rrethojës së autostradës.

Si pasojë e këtij aksidenti, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa pasagjeri i tij, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.