Foto-ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin mes autobusit dhe veturës afër Lipjanit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin e komunikacionit mes një autobusi dhe një veture në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Komandanti i Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha për KALLXO.com  se dy persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident.

“Po, mund të ju konfirmoj se një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Deri më tani kemi të konfirmuar se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Ende nuk e dimë gjendjen e tyre pas aksidentit”, ka thënë ai.

Fejzullahu shtoi se në vendin e ngjarjes pas aksidentit kanë dalë njësitë përkatëse të trafikut dhe se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

KALLXO.com raportoi për këtë aksident dhe solli foto nga vendi i ngjarjes.

Aksident me të lënduar mes autobusit dhe veturës në rrugën Prishtinë- Ferizaj

www.kallxo.com