Policia jep detaje për aksidentin mes 3 automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin e raportuar pak më herët nga KALLXO.com për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën Pejë- Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete,  përderisa 2 persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Njësitet policore për menaxhim dhe kontroll të autostradave janë duke u marrë me rastin dhe menaxhimin në trafik për lehtësim të qarkullimit deri në përfundimin e rastit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe vigjilencë nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur aksidentet rrugore dhe për një siguri më të madhe në trafik.