Foto: Ilustrim
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet mbrëmë në Fushë Kosovë
25.8.2024 - 09:29
Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik mbrëmë me 24.08.2024 rreth orës 20:40, në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore e drejtuar nga një grua dhe një këmbësore.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, këmbësorja ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Vdes një këmbësore pas goditjes nga automjeti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë