Ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku mbeti i vdekur një 16 vjeçar

Policia përmes një raporti ka ndarë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt ku mbeti i vdekur një 16 vjeçar.

Sipas Policisë, vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Përpos dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar edhe vetë drejtuesi.

Në raport tutje thuhet se, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:10

Ferizaj, 16 vjeçari vdes në aksident trafiku