Fotografi nga vendi i ngjarjes së aksidentit mes kamionit dhe motoçiklistit, Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për aksidentin mbrapa konvikteve

Një motoçiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 16 në udhëkryqin rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.

KALLXO.com raportoi më parë lidhur me aksidentin.