Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një fëmijë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15 gusht ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Kovrag- Istog ku një fëmijë ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident sipas policisë ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugës e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve fëmija ndërron jetë, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor” – thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Vdes një fëmijë pasi u godit nga një veturë në Kovragë të Istogut