Policia jep detaje për aksidentin gjatë të cilit një veturë përfundoi në një lokal gastronomie

Një aksident kishte ndodhur mbrëmë në “Rrugën C” në kryeqytet. Një veturë ishte futur në një lokal gastronomie.

Sipas Policisë bëhet fjalë për një vetaksident, në të cilin nuk ka pasur të lënduar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, ka thënë se ngasësi i veturës kishte humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në “Rrugën C” në Prishtinë,  ka ndodhur një vetaksident. Në këtë vetaksident ka qenë i  përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo për KALLXO.com

FOTO: Vetura futet brenda lokalit në Prishtinë