Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Grabanicë të Klinës

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar rreth aksidentit të mbrëmshëm në Grabanicë të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 18 persona, tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë katër vetura.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt”, bën të ditur policia.

PK tutje thekson se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11 persona) pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Rasti është duke u hetuar.