Ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Besi

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte goditur një biçiklist me veturë.

Sipas policisë në rrugën nacionale Podujevë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Besi rreth orës 15 është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklisti.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia është informuar se vetura kishte goditur biçiklistin.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas pranimit në QKUK, sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.